Izet Mexhiti: Menduh Thaçi është vetëm fillimi, do të ketë destabilizim më të madh te “Fronti Evropian”

Lidhur me pyetjen e gazetarëve sa i përket braktisjes së Frontit Evropian nga ana kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, sipas zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti kjo është vetëm një fillim i shpërbërjes së këtij fronti.

Marketing

“Ata asnjëherë nuk janë bashkuar për qëllime ideologjike por për interes. Në momentin kur nuk janë në qeveri nuk kanë arsye pse të qëndrojnë së bashku. Nuk do të kemi destabilizim të vendit, por destabilizim më të madh të Frontit Evropian, ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Mexhiti.

Këto komente Mexhiti i bëri gjatë prezantimit të arriturave të qeverisë për 100 ditëshin e parë.