Izet Mexhiti: Pas 8 Majit Fronti Evropian do të shpartallohet

Lideri i Lëvizjes Demokratike dhe bartës i Listës së deputetëve në Njësinë e parë të Koaliciinit VLEN, Izet Mexhiti tha se Fronti Europian do të shpartallohet pas zgjedhjeve të 8 Majit, ndërsa theksoi se eksponentë të FE-së tashmë po kontaktojnë me Mickoskin.

Marketing

“Nuk e di çka do të mbetet prej Frontit, sepse prej tani, disa individë të Frontit Europian i kanë ikur Aliut janë në komunikim të përditshëm me Mickoskin. Disa eksponentë e kanë thënë edhe publikisht, siç është z.Thaçi, komunitetet e vogla, kështu që nuk e di se çka do të mbetet prej Frontit”, tha Mexhiti.