IZET MEXHITI: PËRMES INTERNET LOJËRAVE TË FATIT E FUTËN BIXHOZIN NË FAMILJET TONA

Pas tentimit të sotëm të kryetarit të Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi nga radhët e BDI-së, të fus në mënyrë të fshehtë në rendin e ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lojërat e fatit, ka reaguar deputeti dhe kryetar i Lëvisjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Marketing

“Po bëni teatër të lirë. Nëse ne si opozitë shqiptare nuk do ta kishim hapur publikisht aferën për 4 zinxhirë të rinj të lojërave të fatit, nuk do t’ju shkonte ndërmend as të lëvizni për ndryshimet ligjore që kanë ngecur prej 6 muajsh në Parlament’ shprehet deputeti Izet Mexhiti.

BDI, thotë Mexhiti është është ortak i biznesit të kazinove, dhe përmes internet-lojërave të fatit ka futur kazionot nëpër shtëpitë tona, me qëllim të vetëm pasurimi i tyre.

‘Deri ku shkon lakmia juaj për para? Nuk ju mjaftuan tenderat, ndaj tani doni të shtrydhni qindarkën e fundit nga qytetarët që edhe ashtu i keni sjellë ne margjinat e ekzistencës’, tha Mexhiti.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike e ka quajtur distancën prej 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare, qesharake, dhe ka njoftuar se LD do të paraqet amendament që të gjitha kazinotë të jenë 3 kilometra larg zonave të banuara.