Izet Mexhiti, një nga anëtarët e fraksionit brenda BDI-së, për MIA-n, ka konfirmuar se që sot e fillon procedurën për formimin e lëvizjes së re.
“Ende nuk kemi menduar për emrin e lëvizjes. Debati është i hapur dhe presim që të arrijnë iniciativa nga qytetarët”, ka deklaruar Mexhiti.
Të premten, Izet Mexhiti, për Vizion Plus të Shqipërisë, kishte deklaruar se nuk do të jetë parti klasike, por sigurisht do të jetë një lëvizje demokratike, e cila do të artikulojë mendimin ndryshe, zërin kundër brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.
“ Deri tani ka pasur një parti të fuqishme BDI dhe parti të vogla opozitare të cilat nuk e kanë luajtur rolin e opozitës, tani mendoj se do të ketë dy blloqe politike te shqiptarët – do të jetë një pozitë dhe opozitë e fuqishme që detyrimisht do të prodhojë më shumë efekt për shqiptarët”, tha Mexhiti në intervistë për “Vizion Plus”.