Zëvendëskryeministri i parë dhe lider i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, ka takuar sot një pjesë të strukturave partiake në Kërçovë, ndërkohë që është shprehur se mikpritja e sotme dëshmon se LD po strukturohet fuqishëm në gjithë territorin e vendit.
“Sot isha për vizitë me një pjesë të strukturave të Lëvizjes sonë në qytetin e Kërçovës.
Mikpritja e ngrohtë e tyre dëshmon se Lëvizja jonë po strukturohet fuqishëm në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut!”, ka thënë Mexhiti.