Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar gjatë pjesëmarrjes në emisionin Click Plus se negociatat me Arben Taravarin janë në vazhdim, dhe se nesër pritet të merret një vendim për qëndrimin e tij në koalicionin VLEN. Ai ka theksuar se është e pamundur që dikush të jetë pjesë e VLEN-it dhe njëkohësisht të mbajë bashkëpunim me BDI-në.
“Ne jemi në negociata të vazhdueshme me Taravarin, dhe presim që nesër të sjellim vendimin nëse do të qëndrojmë me VLEN-in ose jo. Nuk mund të jenë pjesë e VLEN-it dhe të kenë njëkohësisht bashkëpunim me BDI-në. Taravari dhe strukturat e tij janë krijuar si antipod i BDI-së, dhe nuk besoj se do ti kënaqin tifozat e BDI-së.”