Izet Mexhiti thotë se VLEN është favorit për të formuar Qeverinë: Për Levicën nuk kemi dilemë, jemi të hapur për të gjitha partitë tjera

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga VLEN ka bërë të ditur se koalicioni opozitar është i hapur të negociojë me të gjitha partitë politike, por ka anashkaluar Levicën

Marketing

Mexhiti tha se të gjitha partitë tjera kanë deklaruar se janë të orientuara kah Evropa.

“Për Levicën nuk kam dilemë. Të tjerët, në parim janë të orientuar kah Evropa në programet e tyre. Kështu, jemi të hapur për bisedime me të gjithë të tjerët”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka shkuar më tej. Shton se të gjitha kombinimet e nxjerrin VLEN si tabor të dëshirueshëm për formim të Qeverisë nga pala shqiptare.

“Ka më shumë kombinime dhe të gjitha kombinimet shkojnë në favor të VLEN-it dhe asnjë kombinim nuk shkon në favor të BDI-së, sepse asnjë tabor politik nuk e dëshiron BDI-në”, tha Mexhiti.

Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, shtoi se edhe Qeveria aktuale premtoi se do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, por nuk i realizoi.

“Është më mirë më pak me fol e më shumë me punu”, tha Mexhiti