Izet Mexhiti uron Albin Kurtin

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, njëherë kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka përgëzuar Albin Kurtin për fitore në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.

Marketing

Në një postim në Facebook, Izet Mexhiti ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është shembull dhe frymëzim se e drejta ngadhënjen edhe kur duket e pamundur.

“Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime Vetëvendosje. Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzion. Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar sot. Urime dhe komplimente institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, ka shkruar Mexhiti.

Deri në orën 23:23 janë numëruar 73.04 për qind e votave nga 1.850 vendvotime nga gjithsej 2.533 sosh. Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind ose 258 mijë e 020 vota. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.68 për qind ose 139 mijë e 357 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta 17.90 për qind ose 109 mijë e 986 vota. Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët 7.56 për qind ose 46 mijë e 434 vota. Lista Serbe 2.98 për qind ose 18 mijë e 313.