Në Akademinë e shkencave dhe arteve në Shkup u zgjodhën strukturat e reja, ku si sekretar për katër vjet do të jetë akademiku Izet Zeqiri.
“Sot në Kuvendin e ASHAMV, kyetar u zgjodh Akademik Lupco Kocarev. Sekretar i ASHAMV u zgjodh Izet Zeqiri. Nënkryetar u zgjodhën Akademik Zhivko Popov dhe Akademik Bajram Gazanfer”, shkruan Zeqiri në facebook.
Në krye të Akademisë do të jetë Lupço Kocarev, ndërsa dy nënkryetarët do të jenë Zhivko Popov dhe Gazanfer Bajram.
Mandati i tyre do të fillojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa në krye të akademisë deri më tani ka qenë profesori i ekonomisë, Taki Fiti.(koha.mk)