Izeti Mexhiti takoi përfaqësuesit e IRI-t

Drejtori i qendrës analitike “Abdilaqim Ademi”, z. Izet Mexhiti, realizoi takim me përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Marketing

Në takim u diskutua për përforcimin e qendrave analitike hulumtuese partiake, nëpërmjet trajnimeve, zhvillimit të politikave publike si dhe hartimin e programeve për nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve.

z. Izet Mexhiti, falenderoi përfaqësuesit e IRI për bashkëpunimin duke theksuar se partneriteti mes dy institucioneve po kanalizohet me projekte konkrete dhe të dobishme që bazohen në prova dhe i pasqyrojnë nevojat e qytetarëve.