IZMI ZEKA, NUK MUND TË SHKRUAJ PËR LPRK PA ADRESË, SE E KA BRAKTISUR

Ismet SYLEJMANI

Marketing

10 Janari 1993, dita që shënon në kalendarin kombëtar, mbylljen e syve përgjithmonë të atdhetarit e patriotit të madh, Heroit të Kombit Xhevat Qerimi, por edhe është datë që paralajmeroi pasivitet e zbehje të aktivitetit të sinkronizuar të Këshillit të Rrethit të LPRK-së pa adresë për Anamoravë!

Por si asnjëherë më parë 10 Janari 2020 nxorri në siperfaqe dëshira e detyrime, karrierizëm, inate të vjetra e urrejtje tē reja, që u manifestuan duke uzurpuar të drejtën me çdo çmim e me çdo kusht për të mbajtur fjalim nē Akademinë Përkujtimore në Sallën e Teatrit në Gjilan dhe për të vendosur kurorë me lule te varri i Heroit të Kombit Xhevat Qerimi, duke ua thirrë emrin edhe me altoparlant, e duke i prezentuar shokë të rrethit të parë, të rrethit tē ngushtë e të rrethit intern!

Dalja në tribunë e Izmi Zekës dhe fillimi i fjalimit të tij me zë të butë e me “kulturë” të tipit akademik e pacifist, jo i tronditur nga dhembja që shkakton fjalimi për shokun e rivarrimi i shokut, por edhe jo i preukopuar se a do të arrijë ta dergojë te të pranishmit portretin e plotë e real Xhevatit, ishte mesazhi i parë te ata që nuk e kanë njohur nga afër Xhevat Qerimin, se a edhe Xhevati paska qenë kështu sikur ky që po fletë a, tip butak e pa invencion, që flet për të tjerë dhe jo për atë që është Kryepersonazhi!

Udhëheqësi e Drejtuesi i lartë i LPRK-së pa adresë, i Retheve Gjilan, Viti dhe Kamenicë Xhevat Qerimi, ishte vullkan, ishte titan, ishte madhështorë e ishte organizator heroik, ishte i brumosur e i ndikuar nga të gjitha figurat madhore te Atdheut e Kombit, e veçanerisht nga Skënderbeu e Enver Hoxha!

Udhëheqësi i Partisë së Luftës së Kosovës, Heroi i Kombit Rexhep Malaj ishte idoli i Tij, ishte qeliza e parë që kishte ndikim 100% te personaliteti emblematik i Xhevatit!

Fjala në emër të shokëve dhe vendosja e kurorave me lule në emër të shokëve nga ana e Izmi Zekës, në kohën kur shokët kryesorë të Xhevat Qerimit Ismet Abdullahu nga Podujeva dhe Ismet Sylejmani nga Gjilani ishin aty prezent edhe fizikisht, ishte e padrejtë dhe ishte nderim i pjesërishëm e edhe jo i mjaftueshëm nga shokët ndaj Xhevatit!

Izmi Zeka nuk mund të flasë për LPRK pa adresë e rrjedhimisht as për drejtuesit e sajë, sepse e ka braktisur atë Levizje e ata shokë në udhëheqje të sajë..!

Izmi Zeka në vitin 1990, pas shkrirjes së LPRK-së me adresë në LDK, demonstrativisht e ka braktisur Këshillin e Rrethit të LPRK-së pa adresë ku ka qenë Kryetar e Udhëheqës, Heroi i Kombit Xhevat Qerimi!

Klani i LPRK-së me adresë në Gjilan i drejtuar nga Basri Musmurati, që e qoi atë drejtë shkrirjes në LDK, kishte synim që ta shpartallonte e ta shpërbente edhe LPRK pa adresë!

Ky klan me Basri Musmuratin kryetar të LDK-së Dega në Gjilan, doli kundër Ftesës së LPRK-së, për homazhe popullore në 11 Janar 1991, në nderim të Heronjeve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha!

Ta shpartallonin e ta shpërbenin nuk arritën, por e dobësuan në masë të madhe, sepse të gjitha lidhjet që i kishin i braktisën ose u thanë tani e tutje të vazhdoni veprimtarinë në LDK, pra shumë lidhje u prenë!

Klima e veprimtarisë ilegale patriotike atdhetare në Gjilan dhe rrethinë, ku drejtonte Udhëheqësi i madh Heroi i Kombit, pas shkrirjes ishte e tmerrshme!

Shkrirja në LDK e LPRK-së me adresë, ishte goditje fatale për radhët e organizuara ilegale!

Kishte paknaqësi te anëtaret e LPRK-së!

Është i njohur rasti i veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare e ish të burgosurit politik Ahmet Demiri dhe rasti i veprimtarit tjetër të LPRK-së, Heroit të Kombit Tefik Zymberi!

Dhe të gjithë e dijmë se LPRK pa adresë është themeluesja e UÇK-së!

Më 17 Nëntor 1994 është data e themelimit të UÇK-së!

Është e padrejtë që edhe në momente dhembje e krenarie kombëtare, qoftë edhe nëse të ka kontribuar familja ose edhe vetë ke qenë pjese e atij kontributi, të krekoses në përmasë të tillë paturpësie dhe mendjemadhësie!

Është e dëmshme, është mesazh i keq për brezat e ardhshëm!

Ismet Sylejmani
Gjilan, 19 Janar 2020!

Marketing