Izolohet edhe Joshua, kishte kontakt me princin Charles

Anthony Joshua është izoluar në shtëpi pasi që rezultatet për koronavirus kanë dalur pozitive për princin Charles.

Marketing

Kurse Joshua dit më parë ishte takuar me princin e Uellsit, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo përfaqësues të Joshuas kanë treguar që sportisti nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit megjithatë ai është izoluar.

“Është në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e qeverisë, ai është i aftë dhe mirë” tha përfaqësuesi i Joshuas.

Anthony Joshua ka planifikur që të ndeshet me Kubrat Pulev në stadiumin e Tottenham më 20 qershor.