Forcat izraelite kanë arrestuar 14 palestinezë gjatë bastisjeve brenda natës të kryera në Bregun Perëndimor të okupuar.
Në njoftimin e bërë nga ushtria izraelite thuhet se individët janë arrestuar për “përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore”, pa sqaruar për natyrën e këtyre aktiviteteve të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e okupuar Lindor, me pretekstin për arrestimin e palestinezëve të “kërkuar”.
Sipas shifrave palestineze, afër 5.700 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë ndodhen në burgjet izraelite.