Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.

Marketing

Përmes një deklarate të përbashkët të Trumpit, kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyhit dhe princit të kurorës në Abu Dabit, Mohammed bin Zayed, liderët kanë thënë se shpresojnë që “kjo pikë kyçe historike do të çojë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme”.

Ata kanë thënë se si rezultat, Izraeli do të pezullojë planet për të aneksuar disa pjesë të pushtuara të Bregut Perëndimor.

Deri më tani, Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me shtetet e Gjirit Arab.

Megjithatë, shqetësimet e përbashkëta për ndikimin rajonal të Iranit kanë ndikuar në kontakte jozyrtare mes tyre.