Izraeli dhe Hamasi bien dakord, pauza në luftën e Gazës për të lejuar vaksinimin e poliomielitit

Ushtria izraelite dhe grupi militant palestinez Hamas kanë rënë dakord për tre pauza të veçanta tre-ditore të luftimeve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës. Në këtë mënyrë do të lejohen rreth 640 mijë fëmijë të vaksinohen kundër poliomielitit.

Marketing

Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për rajonin, Ick Piperkorn vuri në dukje se fushata do të fillojë në Rripin qendror të Gazës.

Piperkorn shtoi se ekziston një marrëveshje për të zgjatur pauzën humanitare në secilën zonë në një ditë të katërt nëse është e nevojshme, shkruajnë mediat e huaja.

Më 23 gusht, OBSH-ja konfirmoi se të paktën një foshnjë ishte paralizuar nga virusi i poliomielitit të tipit 2, rasti i parë i tillë në territorin palestinez në 25 vjet.