Të përzgjedhurit e trajnerit italian Cristian Panucci duhet të shënojnë patjetër fitore kundër Skocisë, në mënyrë që të mos bie nga Liga C. Kombëtarja shqiptare pësoi sonte në udhëtim nga Izraeli 2:0, pavarësisht se pati shumë raste për shënim, por që duket se fati nuk ishte në anën e saj.
Golat për Izraelin i shënuan Hemed në minutën 8 dhe Seba në minutën 83.Pas kësaj humbje, futbollistët kuqezi duhet të shënojnë fitore më 17 nëntor me dy ose tre gola dallim kundër Skocisë, në mënyrë që në fund të plasmanit të mos jetë e treta, por e dyta, për të shpëtuar nga rënia në grupin D. Në xhiron e gjashtë Shqipëria do të pushojë, kurse Izraeli takohet me Skocinë, e cila do të jetë përcaktuese se edhe kush do të kalojë në ligën B, pasi izraelitët tash kryesojnë tabelën në grupin C1 me gjashtë pikë. Skocia dhe Shqipëria kanë nga tri pikë.