Izraeli: Mjekët në Gaza i vramë gabimisht/ Tel Avivi pranon krimin

Ushtria Izraelite ka pranuar se ushtarët e saj kanë vepruar në mënyrë të gabuar në lidhje me vrasjen e 15 punonjësve të urgjencës në jugun e Rripit të Gazës në 23 mars.

Pranimi i fajit nga Tel Avivi zyrtar vjen pas pamjeve të publikuar të shtunën nga New York Times nga celulari i një mjeku ku tregohet se ushtria Izraelite kishte sulmuar autoambulancat dhe automjeteve e emergjencave te cilat mbanin ndezur sinjalet e tyre për të treguar se po punonin për shpëtim civilësh.

Më herët Izraeli kishte deklaruar se kreu Sulmin pasi këto automjete iu afruan ushtareve te tyre pa ndezur sinjalet, pretendim ky i përgënjeshtruar tani më.

Pavarësisht pranimit të fajësisë, Ushtria Izraelie ka vijuar te insistoje se 6 prej mjekeve ishin të lidhur me Hamas megjithatë pranoi se ata ishin të paarmatosur.

Sipas Tel Avivit ushtaret e tyre kishin qenë në ndjekje të Hamas dhe thanë se i kishin varrosur trupat në rërë për t’i mbrojtur ato nga Kafshët e Egra.

Sulmi i ushtrisë Izraelite në 23 mars ndaj ekipeve të emergjencave la të vrarë 15 persona në Gaza ku mes tyre 8 mjekë, 6 punonjës të mbrojtjes civile dhe një punonjës të Kombeve të Bashkuara.

Një nga mjekët që i mbijetoi sulmit Izraelit rrëfeu për BBC se dritat e automjeteve të tyre ishin te ndezura gjatë gjithë kohës për të treguar se në zone ndodheshin ambulanca.

Ai tregoi për BBC se njëri prej kolegëve të tij në momentet e fundit përpara se të ndërronte jetë tha frazën “Më fal nënë, doja thjesht të ndihmoja njerëzit dhe të shpëtoja jetë”.

Marketing