​Izraeli shpall ‘fazën e re’ të luftës

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka shpallur fillimin e një “faze të re” lufte teksa ushtria e kthen vëmendjen në frontin verior me Libanin.

Marketing

Kjo pason dy ditë radhazi shpërthimesh në Liban. Shpërthime u raportuan dje kur shpërthyen pejxherët (pajisje të telekomunikimit me valë) e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut, dhe shpërthime të tjera ndodhën sot, me origjinë nga radiot e dorës.

Duke folur me trupat izraelite, Yoav Gallant nuk përmendi shpërthimet misterioze.

Por ai vlerësoi punën e ushtrisë izraelite dhe agjencive të sigurisë, duke thënë se “rezultatet janë shumë mbresëlënëse”.

Pas muajsh lufte në Gaza, ai tha se “qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet dhe forcat”.

“Ne jemi në fillimin e një faze të re të luftës – kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje,” tha ai. /Skynews