Parlamenti izraelit ka miratuar Ligjin kundërthënës që e përcakton vendin si një shtet ekskluzivisht hebre.
Ligji i quajtur “shteti kombëtar hebre” e zvogëlon përdorimin e arabishtes si gjuhë zyrtare dhe thekson se zgjerimi i vendbanimeve hebreje është interes kombëtar. Sipas ligjit, po ashtu Jerusalemi është i tëri i bashkuar, kryeqytet i vendit. Deputetët izraelitë arabë e kanë kritikuar këtë ligj, por kryeministri Benjamin Netanjahu e vlerësoi atë si “moment përcaktues”.
Ligji i mbështetur nga Qeveria e krahut të djathtë të vendit, thotë se “Izraeli është atdheu historik i popullit hebre dhe ata kanë një të drejtë ekskluzive për vetëvendosjen kombëtare në të”. Seanca kushtuar këtij ligji, zgjati më shumë se tetë orë.