Izraeli sulmon nga ajri Sirinë dhe Gazën, 43 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Izraeli dhe IDF nisën një sulm masiv me bombardime ditën e sotme jo vetëm në Gaza dhe Liban, por edhe në Siri.

Marketing

Në Seri lufta ka vrarë 36 persona dhe ka lënë rreth 50 të plagosur. Kjo është bërë e ditur nga agjencia qeveritare siriane SANA, e cila citon burime ushtarake, por nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur ky lajm.

Sipas Observatorit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, Izraeli kreu tre sulme të veçanta në rajonin e Palmirës, duke synuar pozicionet dhe depot e armëve të forcave pro-iraniane afgane dhe irakiane të dislokuara prej vitesh në zonë, shkruan “La Repubblica”.

Kurse një sulm tjetër ajror izraelit vrau 7 palestinezë në zonën perëndimore të Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës. Kjo u raportua nga mjekët në Gaza.

Sulmi kishte në shënjestër një grup civilësh në al-Maëasi, një zonë e caktuar për qëllime humanitare, thanë mjekët. Në mesin e të vdekurve ishte të paktën një vajzë, shtuan ata.

Kurse IDF pretendon se ka sulmuar baza të Hamasit. Po gjatë ditës së sotme u raportua edhe për 4 të vrarë të dyshuar si agjentë pro-iranianë që vepronin në Liban.

Marketing