09/09/2024
Ballina Lajme Botë Izraeli sulmon shkollën në Gaza, humbin jetën 10 persona, plagosen dhjetëra të...

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, humbin jetën 10 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Izraeli ka sulmuar një kompleks shkolle në Gaza, ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona.

Marketing

“Ka 10 dëshmorë dhe disa të plagosur si rezultat i bombardimeve izraelite të shkollës Hamama”, tha zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal.

Ushtria izraelite (IDF) konfirmoi sulmin, duke thënë se goditi një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit, të vendosur brenda kompleksit.

“Në të kaluarën kompleksi njihej si shkolla Hamama, në veri të Rripit të Gazës, por përdorej si strehë për terroristët e Hamasit dhe sulme të ndryshme terroriste ishin planifikuar dhe kryer nga atje kundër ushtarëve të IDF dhe shtetit të Izraelit”, shkruhet në profilin e IDF në platformën “X”.

Marketing