Izraeli zgjeron operacionet në Gaza

Forcat e armatosura izraelite po vazhdojnë operacionet e tyre ajrore dhe tokësore në Rripin jugor të Gazës.

Presidenti izraelit Isaac Herzog u shpreh i shqetësuar për rifillimin e sulmeve.

“Është e pamundur të mos shqetësohemi për realitetin e ashpër që shpaloset para syve tanë”, tha tha Herzog.

Pas dy muajsh të një armëpushimi në vend, Izraeli nisi sulme masive ajrore në orët e para të së martës, të ndjekura nga operacione tokësore “të synuara”, duke synuar sipas tyre që të lirojnë 58 pengjet që ende janë në duart e Hamasit.

Marketing