Ja 4 të arrestuarit për grabitjen e 5 milionë eurove në Rinas (VIDEO)

Tre të rinj nga Elbasani dhe një tjetër nga Kruja, që të gjithë me lidhje të forta me të arrestuar të mëparshëm te grupit Murataj e Kupa dhe grupin e Klement Çalës janë të dyshuarit kryesor, si bashkëpunëtorë të grabitësve të dhunshëm që hynë në aeroportin e Rinasit dhe rrëmbyen prej andej mbi pesë milionë euro.

Marketing

Vetë Klement Çala, një person me precedentë të rrezikshëm dhe me të kaluar kriminale në Greqi dhe në Shqipëri po në fushën e grabitjeve të armatosura vazhdon të jetë në kërkim që prej 2013-s.

Së fundmi dosjes së tij i është shtuar edhe përfshirja në grabitjen e 9 prillit në Tiranë. Edhe i vëllai i tij, Eldi Çela është në kërkim, sëbashku me një të tretë, por të forta ngelen dyshimet edhe për një shtetase që shikohet si ndihmëse e grupit.

Të prangosurve, më i riu i moshës 25 vjeç dhe më i madhi 38 vjeç ashtu siç Top Channel raportoi javën e kaluar mbi të dyshuarit do t’ju rëndojë edhe vepra e vrasjes se efektiveve të policisë së mbetur në tentativë

I pari që do dalë të martën para Gjykatës është Alkond Bengasi që është kushëri i Klement Çalës. Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.

Tre të arrestuarit e tjerë do njihen me masën e sigurisë ditën e mërkurë, ndërkohe qe perpara se tu priteshin fletet e arrestit, ata janë mbajtur te shoqëruar per dy dite rresht ne polici. Prokuroria dyshon se i kërkuari Eldi Çela, vëllai i Klement Çalës kishte marre me qera një servis ne qytetin e Elbasanit, për të cilin Top Channel raportoi të dielën se aty ishte modifikuar furgoni që hyri ne aeroport.

I dyshuari tjetër Oltion Veseli është kushëriri i Ernest Kupës, i dënuar nga gjykata për grabitjen e armatosur të blindave përgjatë aksit Tiranë-Rinas, edhe dy të rinjtë e tjerë njihen si krahu i Klement Çalës, njeriut që po sfidon autoritetet e gjithashtu njeriut të shumë kërkuar edhe nga Greqia, pas arratisjes se bashku me 7 shqiptarë të tjerë mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj.

Marketing