Ja çfarë dhurate i bëri vetes Don Xhoni për ditëlindje

Don Xhon është reperi kosovar që mori famë pas “freestyle-t” në një emision gjatë kohës së karantinës.

Marketing

Për një kohë shumë të shkurtë, këngët e tij u shndërruan në hite dhe tani është njëri nga rep artistët më të kërkuar.

Sot për reperin është një ditë e veçantë, pasi ai sot feston ditëlindjen e tij të 22’të.

Urime të shumta reperi mori edhe nga fansat e miqtë, ku pastaj dhe i publikoi në “InstaStory”.

Ndërsa ai për këtë ditëlindje vendosi që t’i bëj vetes një dhuratë të veçantë, reperi bleu një villë në kompleksin luksoz në Novobërdë.

“Dhuratë vetit për ditëlindje, Villë n’pandemi” ishte mbishkrimi i Don Xhonit.

Kujtojmë që reperi para pak ditësh përmes rrjetit social “Instagram” konfirmoi ndarjen e tij me modelen ruse.