Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut tashmë kanë hartuar programet politike për zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 12 prillit. Në shumicën e këtyre programeve theksohet rëndësia e integrimeve euroatlantike, por edhe barazia mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por edhe komuniteteve tjera, njofton agjencia e lajmeve INA.
Platforma e BDI-së parasheh respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, e Prespës, e fqinjësisë së mirë, bashkë me vetingun, sundimin e mirëfilltë të ligjit dhe drejtësisë joselektive, integrimi i pandërprerë dhe i papenguar, të përcjellura me krijimin e vendeve të punës për të gjithë, zhvillimin dhe rininë.
Objektivi programor dhe oferta politike e ASH-së dhe Alternativës ndaj qytetarëve do të jetë, funksionimi i shtetit ligjor, barazia politike, zhvillimi ekonomik, perspektiva euroatlantike, mirëqenie ekonomike, arsimi cilësor, shëndetësia, kultura, hapja e vendeve të reja të punës, forcimi i sektorit privat, parandalimi i migracionit etj.
Ndërkaq, programi i Lëvizjes BESA është bazuar në katër shtyll dhe atë Barazisë, Ekonomisë, Stabilitetit dhe ndërtimit të Ardhmërisë të sigurt.
Partia Demokratike Shqiptare në programin e saj kërkon buxhet me shpërndarje të barabartë, gjegjësisht 30 për qind për shqiptarët. Përpos kësaj PDSh kërkon edhe demokraci konsensuale dhe Parlament dydhomësh.