“Ja çfarë kërkon Inter nga Flamengo në këmbim të Gabigol”

Flamengo insiston për Gabigol, ndërsa Inter dikton rregullat. Marco Correira de Oliveira, avokati që u kujdes për transferimin e Gabriel Barbosa nga Inter te Benfica, foli për “FC Inter News” në lidhje me situatën e sulmuesit Brazilian.

Marketing

“Flamengo është shumë e interesuar për sulmuesin. Klubi ka një forcë ekonomike më të fuqishme se ajo e Santos dhe se të gjitha klubet e tjera braziliane. Për këtë arsye nuk do të kishin problem të paguanin të gjithë pagën e futbollistit. Nga ana tjetër, zikaltrit kërkojnë 20 milionë euro dhe kërkojnë shitjen përfundimtare të lojtarit. Për këtë arsye, tratativa nuk është edhe aq e thjeshtë”, rrëfeu avokati.

“Shkëmbimi me Lincoln është një tjetër ide e klubit zikaltër, që dëshiron të përfshijë në tratativa edhe kartonin e sulmuesit të datëlindjes 2000, ose pak a shumë të marrë një garanci për blerjen e tij në të ardhmen. Kështu Inter do të ulte pretendimet e veta dhe për rrjedhojë do të lehtësonte nëpërmjet një zbritje, transferimin e Gabriel te Flamengo”, vijoi avokati Olivera.