Ja çfarë padie penale paralajmëron Zekiri kundër Milloshoskit (VIDEO)

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot deklaroi se do të ngrisin padi penale ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për shkak të publikimit të sekreteve shtetërore nga takimi i liderëve.

Marketing

Zekiri tha se Milloshoski ka publikuar detaje nga takimi i liderëve, që sipas tij ka qenë sekret shtetëror.

“Sjellja skandaloze e deputetit Antonio Milloshsoski në Komisionin për punë të jashtme dhe sjellja e presidentit Gjorge Ivanov është kundër interesave shtetërore dhe qytetarëve të saj. Milloshoski me atë që ka publikuar detaje nga raporti i takimit të liderëve, të cilin e ka marrë nga Kabineti i presidentit, e i cili është klasifikuar si sekret shtetëror, drejtpërdrejtë ka shkelur nenin 317 të Kodit Penal”, tha Zekiri.

Ai shtoi se Milloshoski ka qenë i paralajmëruar edhe nga kryetari i Kuvendit se takimi i liderëve ka qenë sekret shtetëror dhe nuk duhet të publikohen detaje.

Marketing