“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se e vetmja mënyrë e suksesshme për mbylljen e implentimin e marrëveshjes me Greqinë, obligimet ndërkombëtare që dalin nga ajo marrëveshje dhe obligimi i dalë nga votimi i qytetarëve të Maqedonisë në referendum është që në parlament të gjinden dy të tretat e votave”.
Kështu deklaroi zv kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në press konferencën e sotme për të shtuar se
“Ne mendojmë se ende nuk janë shterur të gjithë tentimet, opsionet për të gjetur dy të tretat, mendoj se kemi hapësirë të hënën tu japim mundësi deputetëve të kuptojnë rëndësinë e momentit dhe të pranojnë hapjen e kushtetutës me qëllim të rrumbullaksimi të këtij obligimi ndërkombëtar dhe obligim të marrë nga qytetarët ka thënë Osmani”, njofton Aktuale.mk
Sipas Osmanit plani B i zgjedhjeve të parakohshme do jetë vetëm nëse të gjithë bashkarisht do të konsiderojnë se janë shterur të gjitha mundësitë për të gjetur një zgjidhje në parlament. Aktuale.mk
Dekleratën e Osmanit për zgjedhjet e eventuale në Maqedoni mund ta ndiqni nga minuta e 12-të