Ja cilët deputet krahas mazhorancës votuan pro ndryshimeve kushtetues

Edhe pas votimit individual u konstatua se 80 deputetë kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Me këtë qeveria fitoi 15 ditë për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare.

Marketing

Vlladanka Aviroviq ka votuar pro, gjithashtu edhe Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-Milevska gjithashtu kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Edhe deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Emilija Aleksandrova, nga VMRO-DPMNE, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç, votuan pro ndryshimeve kushtetuese. Këto janë deputetët që përskaj shumicës parlamentare mbështetën nismën për ndryshimet kushtetuese.

Marketing