LSDM pritet që në mbledhjen e radhës të zgjedh edhe nënkryetarët dhe zëvendëskryetarin, pas zgjedhjes së Këshillit të ri ekzekutiv. Sipas gazetës “Nezavisen”, nuk priten ndryshime të mëdha në këto posted he se tashmë janë përfolur se do të riemërohen Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri dhe Damjan Mançevski, ndërsa një nga nënkryetarët e rinj pritet të jetë deputeti Hari Lokvenec.
Një post nënkryetari i është lënë një femre, e cila pritet të jetë nga figurat e reja në LSDM. Në postin e zv/kryetares pritet të rizgjidhet Radmilla Sheqerinska.