Me investime prej 40.2 milionë euro, Bahamet janë investitori më i madh i huaj në vend, tregojnë të dhënat e fundit nga Banka Popullore. Në tre shtetet e para si investitor më të mëdhenj në tremujorin e parë të vitit janë Zvicra me 29,9 milionë dhe Turqia me 16,3 milionë euro. Por, të dhënat tregojnë se nga vendi ka më shumë shpenzime sesa arkëtime të kapitalit të huaj. Përkatësisht, në tremujorin e parë të këtij viti, në Mbretërinë e Bashkuar janë shpenzuar gjithsej 137,8 milion euro kapital të huaj, në Austri 24,5 milionë dhe në Gjermani 12,5 milionë euro.
Të ardhurat e investimeve të huaja
Vendi Të ardhurat
Bahame 40.2 milionë euro
Zvicër 29.9 milionë euro
Turqi 16.3 milionë euro
SHBA 10. milionë euro
Belgjikë 7.6 milionë euro
Bermude 6.1 milionë euro
Çeki 4.2 milionë euro
Bullgari 3.8 milionë euro
Vendi Shpenzimet
Mbretëria e Bashkuar -137.8 milionë euro
Austri -24.5 milionë euro
Gjermani -12.5 milionë euro
Kosovë -3.3 milionë euro
Hungari -3.1 milionë euro
Poloni -2.9 milionë euro
Suedi -2.2 milionë euro
Sllovak -1.8 milionë euro
Nga Qeveria qarkullimin e madh të kapitalit të huaj e shpjegojnë me kreditë që i japin investitorët vendas për kompanitë simotra, por edhe për faktin se një pjesë e madhe e fabrikave të investitorëve të huaj që veprojnë në vend kanë realizuar prodhime të cilat ende nuk u janë paguar.
Fondet që nga vendi ynë mund të shpenzohen, shpenzohen në dy kategori. Njëra kategori është kur kompanitë që janë në vendin tonë u japin kredi firmave të tyre simotra ose japin hua jashtë shtetit. Ju keni një kompani të caktuar në cilindo vend, ajo kompani ka kompani simotër në vendin tonë dhe ajo jep kredi për kompaninë tjetër simotër dhe kjo duhet të tatohet deri në fund të vitit dhe ajo është qarkullim, nuk është diçka e kontestueshme- deklaroi Koço Angjushev, zv/kryeministër.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, investimet e huaja direkte në tremujorin e parë arrijnë në 29.6 milionë euro. Kjo është gati dhjetë herë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur vetëm në tremujorin e parë investimet e huaja arritën 235 milionë euro. Qarkullimi i kapitalit të huaj nga vendi në tre muajt e para të këtij viti arrin në 178 milionë euro. Vitin e kaluar, Investimet e huaja në nivel vjetor regjistruan një rekord historik prej mbi 620 milion euro.