Ja gjendja e Bebe Rexhës pasi u godit me telefon në fytyrë (FOTO)

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë nga një telefon teksa ishte në një koncert në New York të dielën, pasi dikush nga publiku e gjuajti telefonin drejt skenës.

Marketing

Pas kësaj tronditje, Bebe Rexha ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje . Lidhur me gjendjen e saj ka reaguar për herë të parë vetë Bebe Rexha duke treguar se është mirë, por që sipas fotove të ndara, gjendja e syrit të saj shihet se është e rëndë.