Ja ku jeton Gruevski në Budapest

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski pasi që ka fituar statusin e azilantit politik, momentalisht është i strehuar në një hotel në Budapest. Kjo bëhet e ditur jozyrtarisht nga burime hetimore të organeve të Maqedonisë.

Marketing

Ai në këtë hotel që nuk i bëhet i ditur emri është strehuar që nga koha e mbërritjes në Budapest. Megjithatë ai së shpejti do të përfitojë një shtëpi apo banesë në cilësinë e azilantit politik. Gruevski në disa raste është parë duke shëtitur nëpër rrugët e Budapestit dhe sheshin e kësaj kryeqendre, mirëpo mediat akoma nuk kanë locuar hotelin ku ai është i strehuar.

Deri më tani ka munguar edhe prononcimi i tij në facebook për ditët që po kalon në kryeqendrën hungareze. Gruevski është në Hungari nga 13 nëntori, ndërsa të drejtën e azilit e fitoi më 20 nëntor. Ai po qëndron i vetëm, derisa nëna dhe bashkëshortja e tij me dy fëmijë akoma është në Shkup.