Ja kur do merrni parat nga pakoja e katërt ekonomike

Biznesi është në pritje që pas miratimit në Parlament të rebalancit, të fitojë të hollat e premtuara nga pakoja e katërt ekonomike. Krahas shkurtimeve në buxhet, të zgjedhurit e popullit pas përfundimit të debatit për rebalancin që filloi ditën e enjte që sipas rregullores mund të zgjasë deri më pesë ditë debatit, pritet ti japin dritë gjelbër edhe Ligjit për ndihmë financiare me qëllim që kompanitë të mund të paguajnë pagat më së voni deri më 15 nëntor.

Marketing

Qeveria do të ndihmojë qytetarë t dhe firmat me 470 milion euro dhe 31 masa. Pritjet e ekzekutivit janë që me pakon më të re të sigurohet qëndrueshmëri e veprimtarive vendore ekonomike dhe e vendeve të punës, të rikuperohen veprimtari të caktuara , të sigurohet stabilitet i transfereve sociale dhe të nxitet konsumi vendor. Pjesë e pakos së fundit ekonomike janë edhe kartelat pagesore prej 6000 denarë që do ti fitojnë prindërit që vetë rrisin fëmijët, pensionistët me pensione deri 15 mijë denarë, kërkuesit pasiv të punës, artistë t e pavarur etj. Kartela për blerjen e prodhimeve vendore do të fitojnë edhe ato student që ishin të harruar në pakon e tretë të masave ekonomike.

Përfaqësuesit e biznesit kohë më parë kanë kërkuar miratimin më të shpejtë të rebalancit të buxhetit që siguron pagesën e pagave për tre muajt e fundit të vitit. “Vonesat me pakon e katërt të masave nënkuptojnë një goditje serioze ndaj biznesit. Në rast se ato nuk miratohen me kohë , mund të mbyllen 15 mijë vende pune në kapacitetet prodhuese”, alarmoi kohë më parë , numri një i punëdhënësve, Angel Dimitrov. Nga Shoqata e Kontabilistëve pranë Lidhjes së Odave ekonomike, kërkojnë që në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore për implementimin e pakos së katërt ekonomike të sigurohet një koordinim më i mirë midis institucioneve dhe të pranohen vërejtjet e sektorit privat.

Vetë m në këtë mënyrë do të sillen zgjidhje funksionale që do të mundësojnë që ndihma e parashikuar për tejkalimin e efekteve negative të pandemisë ndaj biznesit, të arrijë tek ato që kanë më shumë nevojë. Njëherësh nuk do të lihet hapësirë për interpretime të ndryshme të dispozitave ligjore që do të krijojë pasiguri shtesë juridike, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike. Në ndërkohë, lartësia e ndihmës do të varet nga dëmi më i madh apo më i vogël që ju ka shkaktuar kriza shëndetësore, subjekteve ekonomike. Punëdhënësit do të mund të aplikojnë deri më datën shtatë të muajit për muajin paraprak, ndërsa shfrytëzues të ndihmës do të jenë bizneset që kanë pasur së paku 30 për qind të uljes së punës në periudhën prill deri në tetor të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Firmat që kanë të ardhura më të ulëta prej 30 deri 40 për qind do të fitojnë ndihmë financiare prej 14.5000 denarë për të punësuar, për të ardhurat më të ulë ta prej 40.01 deri 50 për qind, parashikohet ndihmë deri 15.955 denarë për të punësuar, ndërsa për rënie të punës prej 80 për qind, ndihma do të jetë deri 21.776 denarë për të punësuar, thonë nga Ministria e Financave.

Ndihma prej afër 70 milionë euro do të dedikohet për pagesën e pagës së muajve tetor, nëntor, dhe dhjetor. Pritet që me votimin e Ligjit për përkrahje financiare që do të miratohet me procedurë të shkurtuar edhe personat fizik që kryejnë punë të pavarur të goditur nga kriza shëndetësore ekonomike të fitojnë subvencione për pagat. Me fjalë të tjera, edhe tregtarë t zanatlinjtë, bujqit etj do të fitojnë 17.400 denarë në tre muajt e fundit të këtij viti, me plotësimin e kushteve paraprake. Ndër të tjerash, përkrahje financiare nuk mund të fitojnë ato që në vitin 2019 kanë pasur neto të ardhura vjetore para pagesës së tatimit më të më dha se 478.800 denarë.

Ministri i financave, Fatmir Besimi thotë se me pakon e katërt të masave anti krizë që presin miratimin e rebalancit sigurohen 4.3 miliardë denarë për përkrahjen financiare për të punësuarit në sektorin privat prej 14.500 deri 21.776 denarë në kompanitë me ulje të të ardhurave, 1.6 miliardë denarë për kategoritë e prekshme për qytetarëve për pagesën e shërbimeve dhe prodhimeve vendore në sektorët e goditur, 412 milionë denarë për prodhuesit dhe përpunuesit e rrushit, 9.8 milionë denarë për ciceronë t turistik, 120 milionë denarë për kthimin e takë sës turistike në vitin 2019, 66.85 milionë denarë për vikendin pa TVSH, 799 milion denarë për skemën shtetërore garantuese dhe garancës doganore për qasje më të lehtë ndaj financave, dhe 330 milion denarë grant për agjencitë turistike , restorantet e dasmave dhe këndet e lojërave.

Një herësh afër 283 mijë qytetarë pritet të fitojnë kartela pagesore prej 6000 denarë për forcimin e fuqisë blerëse dhe konsumit privat. Për kompanitë e goditura nga kriza parashikohen edhe dhjetëra masa si grante, kredi pa kamatë , lehtësime tatimore etj. “Me amendamentet e pranuara janë siguruar mjetet për përkrahjen financiare të fëmijë ve pa prindër, ndërtimin e krahut të tretë të sistemit për furnizim me ujë në Komunën e Likovës, dhe furnizimin me ujë në fshatin Reçicë e Vogël, përfundimin e stacioneve të filtrimit në Shtip dhe Karbinci etj”, thekson më tej Besimi.

Ndryshe, deri tani janë parashikuar një miliardë euro në katër masat e pakove ekonomike, ndërsa për vitin 2021 janë paralajmëruar edhe pako të reja të masave anti krizë. (koha.mk)

Marketing