Ja kur do të hedhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024

Para pak ditësh u zbulua logo e Kampionatit Evropian qe do të mbahet në Gjermani.

Marketing

Kampionati i ardhshëm Evropian do të mbahet në Gjermani në vitin 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik , shkruan lajmi.net.

24 Kombëtare do të jenë pjesëmarrë në turneun që do të zhvillohet në 10 qytete gjermane.

Megjithatë, paraprakisht do të luhen kualifikimet për të arritur atje, në raundin kualifikues do të marrin pjesën 54 Kombëtare.

UEFA ka vendosur që më 9 Tetor të vitit 2022 të hidhet shorti për kualifikimet e “Euro 2024”.

Cerenemonia e hedhjes së shortit do të mbahet në Frankfurt “Messe Frankfurt”.

Kampion aktual i Evropës është Italia që mposhti Anglinë në finale të “Euro 2020”.