Ja kur do të shfaqet dokumentari për legjendën e Formula 1

Dokumentari dedikuar legjendës së Formula 1, Michael Schumacher do të shfaqet më 5 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa traileri i saj do të prezantohet në edicionin e radhës të festivalit të Kanës.

Marketing

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se në “Schumacher” do të flasë për të parën herë bashkëshortja e ish pilotit gjerman. Në dokumentar do të jenë edhe intervistat e fëmijëve të çiftit; Gina dhe Mick Schumacher, që aktualisht garon në Botërorin e Formulës 2. Por nuk do të jenë të vetmit. Do të dëgjohen të flasin për legjendën e Formula 1 edhe babai i tij, Michael Schumacher dhe shumë shokë skuadre e rivalë.

Për këtë dokumentar, i cili do të vijë për 50-vjetorin e lindjes së Michael Schumacher dhe 25-vjetorin e fitores së parë në Formula 1, familja e tij ka vendosur në dispozicion video të arkivit privat.

Më 29 dhjetor të 2013-ës, Schumacher pësoi një dëmtim traumatik të trurit teksa po bënte ski. Ai u fut në koma për gjashtë muaj, deri në 16 qershor 2014. Më 9 shtator të po të njëjtit vit, ai u zhvendos në shtëpinë e tij ku vazhdon të marrë trajtim mjekësor dhe rehabilitim privat.

Marketing