02/05/2024
Ballina Aktuale Ja kur EMV do t’i shpallë emrat e kompanive për gaz

Ja kur EMV do t’i shpallë emrat e kompanive për gaz

EMV e shtyu publikimin e kompanive që dërguan ofertë në shpalljen publike për blerjen e gazit natyror. Në vend që të bëhet sot, kompania shtetërore për “Alsat” thotë se të gjitha ofertat do të shpallen javën e ardhshme, gjegjësisht ditën e martë.

Qëllimi është të lihet më shumë hapësirë për sa më shumë oferta në tender. Gazi që duhet të blejë EMV-ja shtetërore do të përdoret për prodhimin e energjisë termike. Sipas informacioneve, në tender do të marrë pjesë edhe njëra nga kompanitë e propozuara nga lideri i opozitës Mickoski.

Marketing

Në rast se nuk paraqitet asnjë kompani, gjegjësisht në EMV nuk arrin asnjë ofertë e pranueshme për gaz, në atë rast ngrohtoret do të funksionojnë me naftë ose me mazut.

Marketing