Maqedonia e Veriut dhe pjesa tjetër e Evropës, me përjashtim të Rusisë, Bjellorusisë dhe Islandës, natën mes të shtunës (30 tetor) dhe të dielës (31 tetor) do të kalojnë në llogaritjen dimërore të kohës. Në orën tre pas mesnate, orët do të kthehen një orë prapa, përkatësisht koha në tre do të llogaritet si ora dy.
Specifike për vendin është se ndryshimi i kohës do të ndodhë në natën para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit të tetorit dhe zgjatë deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit të ardhshëm, kur sërish fillon llogaritja verore e kohës.