Ekipi shqiptar, Bad News Eagles është kualifikuar në PGL Major Antwerp 2022, kompeticionin më të fortë në botë në lojën, CS:GO.
Sot, në ndeshjen finale ndaj Sinners, ekipi shqiptar, bNE fitoi me rezultatin 2:1.
Në mapin Mirage, Sinners mposhtën ekipin shqiptar, kurse në Nuke dhe Inferno më të mirë ishin Bad News Eagles, me çrast edhe fituan kualifikimin në kompeticionin më të madh në botë.
Ky kompeticion do të mbahet nga 9 maj deri më 22 maj në Belgjikë.