Ja kur fillon regjistrimi i fëmijëve të klasave të para në të gjitha shkollat fillore të Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton prindërit se regjistrimi i fëmijëve të klasave të para në të gjitha shkollat fillore të kërsja komune do të fillojë të martën (03.05.2022) edhe ate: “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemali”, “Liria”, “Vasil Gllavinov”, “Jashar Bej Shkupi”, “Imri Elezi”, “7 Marsi”, “Tefejuz”, “Kongresi i Manastirit”.egjistrimi i fëmijëve në klasë të parë do të zgjasë deri më datë 31.05.2022.

Marketing

Postimi i plotë:

Të nderuar prindër, nga dita e martë, gjegjësisht nga data 0️⃣3️⃣.0️⃣5️⃣.2️⃣0️⃣2️⃣2️⃣, fillon regjistrimi i fëmijëve të klasave të para në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Çairit edhe ate: “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemali”, “Liria”, “Vasil Gllavinov”, “Jashar Bej Shkupi”, “Imri Elezi”, “7 Marsi”, “Tefejuz”, “Kongresi i Manastirit”.
Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë do të zgjasë deri më datë 3️⃣1️⃣.0️⃣5️⃣.2️⃣0️⃣2️⃣2️⃣.
Në bazë të ligjeve ekzistuese, të drejtë për regjistrim kanë të gjithë fëmijët të cilët deri më 31.12.2022 (viti i lindjes 2016) i mbushin 6 vjet. Por, në klasë të parë mund të regjistrohen edhe fëmijët e lindur deri më 31.01.2017 me kërkesë paraprake nga prindi/kujdestari dhe mendimit të marrë nga shërbimi pedagogjik i shkollës.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
1. çertifikata e lindjes (kopje)
2. vërtetim për vaksinat e pranuara (institucioni kompetent shëndetësor)
3. vërtetim nga stomatologu (institucioni kompetent shëndetësor)
4. vërtetim nga oftalmologu (institucioni kompetent shëndetësor)
5. letërnjoftimi i prindit/kujdestarit (për identifikim)