Ja kur fillon vaksinimi në komunën e Sarajit

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit Shkup vazhdojnë aksionin për vaksinim mobil në vendbanimet e komunës tonë.

Marketing

Me datë 22.07 (e ejnte) vaksinimi do të fillojë në vendbanimin Kondovë gjegjësisht në objektin e shkollës fillore “Bajram Shabani” nga ora 8:30 deri 14:30.

Apelojmë gjithë banorët pa dallim vendbanimi, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të vaksinohen në pikën më të afërt dhe pa nevojë për termin.