Ja kur pritet të fillojë mësimi në shkollat fillore dhe të mesme

Shtabi kryesor i krizës KOVID-19 i rekomandoi Qeverisë vazhdimin e mësimit në vitin shkollor nga 1 shkurti.

Marketing

Sonte me datë 17.01.2022, me fillim nga ora 20:00, është mbajtur seanca e parë e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave për trajtimin e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi

Seancën e kryesoi kryeministri Kovaçevski, ndërsa në të morën pjesë kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski dhe kryetarja e BNJVL-së, Danela Arsovska.

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Karaxhovski prezantoi gjendjen aktuale epidemiologjike me KOVID-19, ndërsa pikë kryesore e diskutimit ishin opsionet për vazhdimin e mësimit në vitin aktual shkollor.

Nga diskutimi, Shtabi i Përgjithshëm i Koordinimit të Krizave doli në përfundimin se vendi ndodhet aktualisht në një kulm epidemiologjik, dhe për këtë arsye rekomandon shtyrjen e vitit shkollor deri më 1 shkurt 2022.

Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë do të raportojnë në një interval më të shpeshtë për monitorimin e situatës në mënyrë që rekomandimet të mund të përshtaten nëse është e nevojshme.

Konkluzionet i janë propozuar Qeverisë të cilat do ta diskutohen në seancën e radhës që do të mbahet sonte në ora 21:30.

Marketing