Ja kush do jetë drejtori i ri i policisë së Maqedonisë?!

Sasho Tasevski u emërua drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike, mëson Press24 nga burime të larta në Ministrinë e Brendshme. Vendimi pritet të kalojë nesër në seancën e Qeverisë, përcjell SHENJA.

Marketing

Tasevski që në publik u bë i njohur si polici i kryeministrit Zaev i cili nxorri armën për të mbrojtur këtë të fundit nga turma e tërbuar natën e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend, zëvendëson të shkarkuarin Llazo Vel’kovski i cili u shkarkua për shkak të një skandali kur me nënshkrimin e tij vajza e tij udhëtoi jashtë shtetit me veturën zyrtare dhe trupërojen personale të tashmë ish drejtorit Vellkovski.

Sasho Tasevski ka të mbaruar magjistraturën dhe doktoraturën në Fakultetin për siguri në Idrizovë. Që nga viti 2001 ai ka punuar te ish presidenti Branko Cërvenkovski, në departamentin e delegacioneve të huaja, pastaj te ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Në fillim të karrierës së tij ai ishte pjesëtar i forcave speciale “Tigrat”.