Do ta ketë Daniele Doveri detyrën e vështirë dhe delikate për të arbitruar sonte ndeshjen e rëndësishme në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit.
Arbitri nga Roma do të ketë ndihmësit e tij Meli dhe Alasion, ndërsa Aureliano do të jetë arbitri i katërt.
Në sallën e sistemit VAR do të qëndrojnë Mazoleni bashkë me Marinin. Kjo është ndeshja e pestë që arbitron Interin në këtë sezon, mes tyre edhe Napoli-Inter, që pati kontestime nga ana e të dyja skuadrave.
Ndërkohë që Milanin e ka arbitruar vetëm 1 herë kundër Leçes. Ky do të jetë derbi i pestë në karrierë për Daniele Doverin.
I pari ka qenë në vitin 2019, i dyti në vitin 2022. Në këto dy raste ka pasur fitore për Interin dhe ndeshja e tretë ka përfunduar në barazim 1-1.
Asnjë nga tre derbit e drejtuar nga Doveri nuk është mbyllur me polemika të shumta. Doveri është një arbitër që vërshëllen pak.