Qyteti i Shkupit ka njoftuar se Filip Pashu është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit në Ndërmarrjen Publike Parkingjet e Qytetit Shkup.
Siç qëndron në njoftim, ai është magjistër i ekonomisë me përvojë shumëvjeçare në udhëheqjen e projekteve të USAID, DFID dhe fondeve IPA të Bashkimit Evropian.