Ja kush emërohet drejtor në IPSH Shtëpia e shëndetit – Shkup

Vullnet Selim edhe zyrtarisht ka marrë detyrën në IPSH Shtëpia e shëndetit – Shkup, pozitë që deri tani ushtrohej nga Besim Koka.

Marketing

“Kjo detyrë që më ngarkohet mua paraqet përgjegjësi por njëherit edhe privilegj për të dëshmuar kapacitetet dhe aftësitë tona se dijmë të menaxhojmë. Zotohem për një angazhim maksimal dhe me një organizim të mirëfillt të përmirësojmë akoma më shumë cilësinë dhe efikasitetin e kujdesit shëndetësor të popullatës në Shkup dhe rrethinë.
Me ndihmën edhe të drejtorit mjekësor do të angazhohemi për arritjen e një shkallë të kujdesit shëndetësor të vazhdueshëm, cilësor, efikas dhe racional për të mirën e qytetarëve. Na prift e mbara!, thuhet në postimin e publikuar nga drejtori, Selimi.

https://www.facebook.com/vullnet.selimi.3/posts/10221576265863589