Ja kush emërohet sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Hakim Suma  është eméruar sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Marketing

Hakim Suma është kuadër nga Çairi i Shkupit.

“Nga sot, jam emëruar Sekretar i ri Shtetëror në MEP. Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në kuadër të kompetencave të tija ligjore, më ka emëruar Sekretar të ri Shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.
Dua të shpreh falënderimin tim ndaj liderit të Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, për besimin e treguar tek unë për këtë pozitë të rëndësishme”, njoftoi Musa përmes një njoftimi në rrjetet sociale.