Ja kush është Aleksandar Filipovski, zëvendësuesi i Bogoevskit

Aleksandar Filipovski është deputeti që duhet të vijë në vendin e Pavle Bogoevskit, i cili dha dorëheqjen nga detyra të enjten, shkruan Irl.mk.

Marketing

Filipovski ishte i 17-ti në listën e kandidatëve për deputetë. Ndryshe nga Bogoevski i cili ishte deputet i pavarur dhe përfaqësoi “Revolucionin Laraman”, Filipovski është anëtar i LSDM-së dhe vjen nga organizata e tyre komunale në Aerodrom.

Deri tani, Filipovski nuk ka qenë i njohur për publikun. Nga rrjetet sociale për të, mund të zbulohet se ai është një tifoz i pasionuar i klubit të basketbollit MZT dhe një adhurues i kuajve.

Në profilin e tij në Facebook mund të shihen edhe fotografi me kryetarët e komunave Petre Shilegov, Zlatko Marin dhe Sasha Bogdanoviq.

Irl nëpërmjet telefonit u mundua të kontaktojë me Filipovskin që të kërkojë përgjigje për disa pyetje, por nuk kanë arritur të lidhen me të.

Me ardhjen e qeverisë së LSDM-së, më 3 gusht 2017, ai u zgjodh anëtar i Bordit të Drejtorëve të Drejtorisë së Zonave Industriale të Teknologjisë.

Sipas të dhënave nga deklaratat e pasurive, Filipovski ka një automjet, llogari kursimi, dhe tre kredi tjera në emër të tij.

Marketing