Ja kush është autori i vendosjes së Kryqit në Kojnare të Kumanovës, tregon këshilltari i ASH-së (FOTO)

Këshilltari komunal i ASH-së në Kumanovë, Huzeir Mustafi përmes një postimi ka bërë të ditur autorin e vendosjes së kryqit në Kojnare të Kumanovë, gjegjësisht afër tregut të sendeve të vjetra.

Marketing

Ja postimi i Mustafës:

Përgjigje për BDI-në e Kumanovës dhe disa satelit të tyre që hedhin pluhur dhe të pa vërteta në opinion!

BDI si gjithmonë e hedh gurin dhe e fsheh dorën dhe në rastin konkret lidhur me kryqin në fshatin Kojnare.
Ashtu siç mund të lexoni edhe në postimin e tij në facebook, kryqin e ka vendosur biznismeni kumanovar Zoran Petrushevski person i afërt dhe mbështetës i kandidatit të BDI-së në zgjedhjet lokale, Oliver Ilievski.

Pra BDI dhe personi në fjalë kanë qenë së bashku në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitin 2021, madje ka qenë edhe njëri ndër finansuesit kryesorë të fushatës së kandidatit të BDI-së në zgjedhjet lokale, kështu që nuk ka nevoj ta kërkojnë përgjigjen në opinion, mjafton një telefonatë deri te kandidati i tyre dhe do të marin përgjigjen e duhur”, ka shkruar këshilltari nga radhët e ASH-së.(INA)