Në seancën e sotme qeveritare Esad Rahiq është emëruar për drejtor të burgut të Shutkës.
Ai vjen në vendin e Gjoko Kotevskit i cili parashtroi dorëheqje në muajin shkurt, pas incidentit me të akuzuarit Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski në oborrin e burgut. Atëherë kryeministri Zoran Zaev kishte kërkuar dorëheqje prej Kotevskit.
Dorëheqja e Kotevskit ishte konstatuar menjëherë, por për emërimin e drejtorit të ri është pritur që të kryehn zgjedhjet presidenciale.
Esad Rahiq ka qenë deputet i LSDM-së prej vitit 2002 deri në vitin 2006 kur edhe u përjashtua nga partia dhe në mandatin e dytë vepronte si i pavarur.